Transferimi i Armando Brojës nga Çelsi tek Ipsuiçi mesa duket ishte një dështim.
Javën e kaluar, blutë dhe londinezët perëndimor ranë dakord për kushtet e huazimet një sezonal që do të bëhej një kalim i përhershëm prej 30 milionë paund, por një problem muskular u shfaq gjatë ekzaminimeve mjekësore të reprezentuesit shqiptar.
Që atëherë, klubet mbajtën një dialog me synimin e rinegocimit të kushteve të marrëveshjes, ndërsa Çelsi kreu skanimin e vet për dëmtimin, i cili pritej të largonte 22-vjeçarin për rreth shtatë javë, në fillim të kësaj jave.
Sipas “The Athletic”, Broja tani mund t’i bashkohet një klubi tjetër para mbylljes së afatit kalimtar nesër në orën 23:00.
Evertoni ka qenë i lidhur fort me Brojën por duket më shumë gjasa që ai të qëndrojë në Çelsi dhe të rehabilitojë dëmtimin e tij.
Pas braktisjes së marrëveshjes me Çelsin për Brojën, tani Ipsuiçi do të kërkojnë një tjetër sulmues.


