Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Argjentina turpëron Brazilin/ Mesi-Rafinjës: “Dajak” jashtë dhe brenda

    March 27, 2025
    Argjentina turpëron Brazilin/ Mesi-Rafinjës: “Dajak” jashtë dhe brenda

    Që para se Argjentina dhe Brazili të zbrisnin në fushën e lojës në “Monumental”, nga La Pazi (Bolivi) vinte lajmi për barazimin mes Bolivisë e Uruguait. Që do të thoshte kualifikim automatik për Argjentinën, kampione e botës në fuqi, për në turneun e verës së vitit 2026 në Meksikë, SHBA e Kanada.

    “Albiçelestët” janë skuadra e shtatë që ka siguruar biletën për në Botëror. Dhe në fushë Argjentina e ka bërë plot stil. Nëse Brazili është marrë me fjalë e polemika para takimit, në “Monumental” ka pësuar një humbje historike. Është e vështirë t’i vendosësh emrin e duhur për humbjen 4-1, ishte një turpërim apo bërje qesharake e 5 herë kampionëve të botës. Ishte diçka një përzierje në fakt mes të dyjave. Por më së shumti ishte një humbje historike, sepse kurrë më parë në historinë e tij Brazili nuk kishte pësuar 3 gola në pjesën e parë, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës. Argjentina, në fakt, ka shënuar në vetëm 36 minuta kur Julian Alvarez, Enco Fernandez dhe Aleksis MekAlister, teksa për t’ia vënë vulën në pjesën e dytë ka qenë një tjetër lojtar i Atletikos së Madridit, Xhuliano Simeone.

    Goli i Mateus Kunja për Brazilin (2-1) duhej të ishte një shkëndijë, por që nuk ndezi kurrë, sepse pesë herë kampionët e botës ka qenë një skuadër e shuar, e shthurur, pa ide e që kanë rrezikuar të marrin edhe më shumë gola. Brazili nuk ishte në ndeshje. Veçanërisht në pjesën e parë, duke e detyruar trajnerin Dorival të bëjë tri ndryshime në interval. Por as ato nuk ndryshuan gjë, sepse edhe në të dytën ishte Argjentina që shënoi dhe një gol të katërt, ndërsa suksesi i vetëm për Brazilian, nëse mund të quhet kështu, është që nuk pësoi edhe gola të tjerë. Në fund, Rafinja kishte gjysmë të drejtë. Po, ishte një rrahje e vërtetë, por në kahun e kundërt me Argjentinën në dëm të Brazilit e jo siç kishte deklaruar sulmuesi i Barcelonës, protagonist edhe në një sherr me portierin e Argjentinës Dibu Martinez pikërisht për deklaratat e brazilianit para ndeshjes.

    Pikërisht ka qenë portieri i Aston Vilës që i është drejtuar sulmuesit të Brazilit me fjalët: “Mundohu të flasësh më pak”.

    MESI – Reagimet nga të dyja kampet kanë qenë të shumta pas takimit. Natyrisht që humori ka qenë i ndryshëm. Më keq e kanë pësuar brazilianët. Si të mos mjaftonin 4 golat e pësuar, ata janë detyruar të gëlltisin dhe të gjitha kritikat e ashpra nga shtypi i tyre, por dhe ironitë e argjentinasve. Ka qenë ylli i Argjentinës, Lionel Mesi mungoi në këtë takim i dëmtuar i cili ka postuar në profilin e tij në “Instagram” një mesazh thumbues ndaj Brazilit dhe Rafinjës.

    “Kështu po, dajak brenda e jashtë”, ishte mesazhi i Leos./PanoramaSport

    Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama pritet të prezantojë sot programin e PS

    Argjentina Brazili messi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    June 10, 2026

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    June 10, 2026

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    June 10, 2026

    “Unë tradhtar?!”, Rama nga Fieri i përgjigjet protestuesve: Në Serbi ua thashë në sy se Kosova është e pavarur

    June 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.