Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Aplikimi për Votën e Diasporës/ Celibashi: Ja dokumentet që duhet të ngarkoni për adresën!

    February 24, 2025
    Aplikimi për Votën e Diasporës/ Celibashi: Ja dokumentet që duhet të ngarkoni për adresën!
    Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi

    TIRANË-Ditën e sotme Ilirjan Celibashi, kreu i komisionit Qendror të zgjedhjeve është përgjigjur disa pyetjeve sqaruese të emigrantëve për votën e Diasporës më 11 Maj dhe procedurën që duhet të ndjekin me ngarkimin e fotove në PER.

    Përmes postimit në rrjetin social Facebook ditën e sotme Celibashi dha edhe disa këshilla e orientime.

    “Kujdes, lexoni me shumë vëmendje dhe shpërndajeni postimin për të njohurit tuaj. Vetëm kështu mund të shmangen shumë gabime në aplikim.”-shprehet kreu i KQZ, duke nënvizuar më tej që të aplikohet dhe riaplikohet deri më 4 mars, kur mbyllet ky afat.

    Pyetjes së cili është dokumenti i adresës që duhej ngarkuar në PER, ai i është përgjigjur: Një nga dokumentet; fatura e energjisë, fatura e telefonit, kontrata e qirasë, ose dokument tjetër të ngjashëm. Kujdes, gjatë ngarkimit të jenë të dukshme emri dhe adresa!

    -Pyetjes nëse në dokument është emri i një familjari në adresë dhe jo i personit që do të regjistrohet, shpjegohet:

    “Në këtë rast ju duhet të ngarkoni dokumentin me adresën, edhe pse nuk është në emrin tuaj dhe bashkë me të ngarkoni certifikatën familjare”.

    -Pyetjes së dokumenti i adresës është në emër të personit me të cilin i interesuari banonte, përgjigja ishte:

    “Nëse dokumenti i adresës është i një personi që nuk ka lidhje familjare me ju, por banoni me të, atëherë ngarkoni dokumentin e adresës, të shoqëruar me një deklaratë (edhe me shkrim dore), nga personi që zotëron dokumentin e adresës. Në këtë deklaratë duhet të përfshihet edhe një kopje e dokumentit të identifikimit të personit në emër të të cilit është dokumenti i adresës. Më pas të dy këto dokumente duhet të skanohen së bashku dhe të ngarkohen në PER” (të shpjeguara edhe në fotogaleri)./Radar.al

    Ilirjan Celibashi KQZ Zgjedhjet 11 maj 2025
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    April 15, 2026

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    April 15, 2026

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    April 15, 2026

    “Marrëdhënia me Italinë nuk është më e njëjtë”, Trump sulmon sërish Melonin. Kryeministrja italiane: Aleanca euroatlantike nuk ndahet

    April 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Parashikimi i horoskopit 14 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.