Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e karburanteve! Ja sa do blihet nafta dhe benzina

    Kina nuk do largimin e teknologjisë drejt SHBA-së

    Inflacioni në Gjermani rritet në 2.9% prej luftës me Iranin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Apeli i Durrësit liroi Florenc Çapjan, Gjykata e Lartë çon për rigjykim çështjen

    July 17, 2024
    Gjykata e Lartë

    Gjykata e Lartë ka anuluar vendimin e Gjykatës së Elbasanit nga nëntori 2019, i cili u konfirmua më vonë nga Gjykata e Apelit në Durrës për Florenc Çapjan. Paneli gjyqësor, i përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, shqyrtoi rekursin e prokurorisë që kundërshtonte pushimin e çështjes për tentativën e vrasjes së Fadil Memës, një ish-polic rrugor.

    Më 20 nëntor 2019, gjyqtari Tomor Kullolli vendosi pushimin e çështjes ndaj Florenc Çapjan, duke e liruar atë nga qelia. Në atë kohë, gjykata deklaroi se nuk kishte prova të mjaftueshme për të implikuar Çapjan në këtë ngjarje. Vendimi u mor në seancën paraprake, ku gjykata vendosi nëse dosja do të kalonte për gjykim ose jo. Ky vendim u konfirmua edhe nga Gjykata e Apelit në Durrës, konkretisht nga gjyqtarja Anita Mici, më 14 prill 2020.

    Si gjyqtari Tomor Kullolli ashtu edhe gjyqtarja Anita Mici u shkarkuan më pas nga Vettingu. Prokuroria kishte ngritur akuzat për “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” ndaj Çapjas. Prokuroria bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila vendosi të rikthejë çështjen për rigjykim në Gjykatën e Elbasanit në seancë paraprake.

    Vendimi i Gjykatës së Lartë përfshinte: “Prishjen e vendimit nr. 3096 (13-2019-6955), datë 20.11.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Elbasan, dhe vendimit nr. 10-2020-480 (76), datë 14.04.2020, të Gjykatës së Apelit, Durrës dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Elbasan – gjyqtari i seancës paraprake, pranë kësaj gjykate.”

    Bëhet fjalë për një atentat ndaj Fadil Memës në vitin 2006.

    Florenc Çapjan gjykata e larte
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e karburanteve! Ja sa do blihet nafta dhe benzina

    April 30, 2026

    Kina nuk do largimin e teknologjisë drejt SHBA-së

    April 30, 2026

    Inflacioni në Gjermani rritet në 2.9% prej luftës me Iranin

    April 30, 2026

    Lufta me Iranin-përballja midis Trump dhe Kongresit

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.