Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ambasada shqiptare në Londër “detyron” BBC-në të korrigjojë titullin denigrues ndaj shqiptarëve

    Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

    Rihapet gara për stolin e Italisë pas dështimit me Pirlon, Mancini parakalon Conten

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Apartamentin e kishin kthyer në qendër prostitucioni, arrestohen 2 shtetase të huaja

    October 8, 2025
    Apartamentin e kishin kthyer në qendër prostitucioni, arrestohen 2 shtetase të huaja

    DURRËS– “Blutë” e Durrësit kanë vënë në pranga dy shtetase të huaja, arrestim ky që vjen pas tre javësh hetime.

    Bazuar në njoftimin zyrtar të policisë mësohet se dy shtetaset e huaja janë nga Venezuela dhe Kolumbia.

    NJOFTIMI I POLICISË: 

    Durrës/Hetime intensive në vijim dhe kontrolle në ambiente të ndryshme, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit.

    Finalizohet pas 3 javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “STORM 7”.

    Zbulohet në lagjen nr. 12, Durrës, një apartament ku ushtrohej prostitucion.

    Arrestohen në flagrancë 2 shtetaset e huaja që e kishin marrë me qira apartamentin, për këtë qëllim.

    Sekuestrohet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni.

    Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, për një periudhë trejavore, në drejtimin e Prokurorisë, u organizua dhe u finalizua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, të DVP Durrës, operacioni policor i koduar “STORM 7”.

    Si rezultat i hetimeve:
    -u zbulua në lagjen nr. 12, Durrës, një apartament ku ushtrohej prostitucion;
    -u arrestuan në flagrancë shtetaset N. T., 34 vjeçe, banuese në Venezuelë dhe A. A., 24 vjeçe, banuese në Kolumbi, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, të cilat dyshohet se e kishin marrë me qira apartamentin, për ushtrim prostitucioni.

    Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetasit M. A., A. A. dhe D. T.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 6 celularë dhe dokumente identifikimi të shtetaseve të arrestuara.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale./Radar.al 

    apartamenti shfrytezim prostitucioni ne Durres
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ambasada shqiptare në Londër “detyron” BBC-në të korrigjojë titullin denigrues ndaj shqiptarëve

    July 28, 2026

    Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

    July 28, 2026

    Rihapet gara për stolin e Italisë pas dështimit me Pirlon, Mancini parakalon Conten

    July 28, 2026

    Veliaj në burg prej shkurtit 2025, avokatët ndërkombëtarë e vizitojnë në qeli

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.