TIRANË– Industria e bukurisë në ditët e sotme është bërë një nga temat më të diskutuara. Vajzat në ditët e sotme preferojnë që të duken më të bukura përmes ndërhyrjeve plastike po jo vetëm.
Anila Kalleshi e ftuar në “Pa Filtra” në Media Radar ka dhënë një intervistë ku ka folur rreth ndryshimeve që vajzat po bëjnë çdo ditë e më tepër.
A vijnë vjazat shqiptare me një foto, se dua të bëhem si kjo vajzë këtu?
Anila: Jo te unë nuk mund të bëhet ashtu.
A vijnë, kanë guxuar, kanë ardhur?
Anila: Po ka pafund. Tashmë po të futesh në Instagram ka nja dy tre femra që janë kështu në top form të jashtëzakonshme, që personalisht kam parë disa foto që janë nga koka te këmba janë të prera me bisturi edhe të sistemuara dhe të rregulluara në mënyrë të frikshme. E them këtë në mënyrë të frikshme sepse shëndeti është shëndet. Edhe sot mund të jesh në top formë të sajuar, sepse po të marrësh një gjilpërë ti shposh nga të gjitha anët, puf puf bëjnë (qesh).Ndoshta edhe kur ulen kërcasiun kështu.
Mund të ndodhi?
Anila: Ka shumë. Më vjen shumë keq sepse janë vajza shumë të reja dhe për mua ishin shuëm të bukura ashtu siç ishin./Radar.al


