Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Anija me eksplozivë për Izraelin, ankorohet në fshehtësi në bregdetin shqiptar

    October 24, 2024
    BIRN: Anija me eksplozivë për Izraelin, ankorohet në bregdetin shqiptar

    Me radarët e fikur prej 26 orësh në detin Jon, anija e konteinerëve “Kathrin” u ankorua në fshehtësi në portin e karburanteve, “Multi Buoy Mooring” në Porto Romano të Durrësit mëngjesin e së enjtes, pasi ishte refuzuar më parë të hynte në ujërat territorialë të Nambias në Afrikë dhe Maltës në skajin jugor të Europës.

    Anija prej 130 metrash e gjatë mbart dhjetë konteinerë në bordin e saj dhe u vëzhgua nga këta reporterë teksa qëndronte e ankoruar në kalatë pranë një vinçi jeshil të stërmadh dhe një anijeje të dytë përkrah saj.

    Sipas alarmit të ngritur nga organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Amnesty International, anija “Kathrin” dyshohet se mbart në bord një ngarkesë vdekjeprurëse eksplozivësh e destinuar për Izraelin dhe kjo lëndë luftarake besohet se mund të kontribuojë në kryerjen e krimeve të luftës kundër civilëve palestinezë.

    Amnesty International i tha BIRN përmes një zëdhënësi se Shqipëria rrezikon të shkelë konventat ndërkombëtare, nëse e kishte lejuar anijen në territorin e saj.

    “Ligji humanitar ndërkombëtar i ndalon të gjitha shtetet që t’i transferojnë armë një pale të përfshirë në konflikt të armatosur…” tha Patrick Wicken, kërkues i Amnesty International për çështjet ushtarake, të sigurisë dhe policisë.

    “Nëse kjo anije është ankoruar në një port shqiptar, Shqipëria rrezikon të shkelë detyrimet e saj për të mos inkurajuar, ndihmuar apo asistuar në shkeljen e konventës së Gjenevës,” shtoi Wicken.

    Konflikti i fundit në Gaza konsiderohet si konflikti më vdekjeprurës në historinë e gjatë të përplasjeve izraelito-palestineze. Ky konflikt nisi me sulmin e papritur të Hamasit më 7 tetor 2023 në Izrael, duke përfshirë sulme nga toka, ajri dhe deti. Ky sulm çoi në vrasjen e afro 1,200 izraelitëve, ndërsa Hamasi mori gjithashtu qindra pengje.

    Izraeli u përgjigj me një ofensivë të madhe ushtarake, duke shkaktuar luftime të ashpra mes të dy palëve, të cilat kanë shtuar vuajtjet e civilëve palestinezë. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ky konflikt ka shkaktuar viktima të mëdha, ku 43,000 palestinezë janë vrarë vetëm në Gaza.

    Udhëtimi i anijes “Kathrin” është shoqëruar me polemika që nga nisja e saj nga porti Hai Phong i Vietnamit korrikun e shkuar dhe udhëtimit përreth Afrikës dhe detit Mesdhe, përpara se të ankorohej në portin privat të karburanteve në Durrës këtë të enjte.

    Më 24 gusht, autoritetet e Namibias revokuan një leje të dhënë më parë për ankorimin e anijes në portin kryesor të vendit mbi dyshimet se kjo ngarkesë do të kontribuonte për krimet e luftës në Gaza.

    Në fund të shtatorit, edhe Malta refuzoi që ta pranonte anijen në ujërat e veta territoriale pas kërkesave të marra nga bordi i saj për ndërrimin e ekuipazhit si dhe furnizimin me ushqim.

    Raporterja Speciale e Kombeve të Bashkuara për Palestinën, Francesca Albanese i bëri thirrje më parë qeverisë malteze që të ndalonte avancimin e anijes, me shqetësimin se ngarkesa e lëndëve eksplozive dyshohej se mund të përdorej në operacione ushtarake izraelite.

    Por këtë mëngjes me diell në portin “Multi Buoy Mooring” në Porto Romano, shqetësimi i vetëm duket se ishte prania e gazetarëve të BIRN.

    Porti “Multi Buoy Mooring” zotërohet përmes një kontrate koncesionare me qeverinë shqiptare nga kompanitë e hidrokarbureve “Kastrati” dhe “Europetrol Group”.

    Në kodrën që ngrihet disa metra mbi port, dy djem të rinj me rroba të errëta civile u prezantuan si punonjës të Policisë së Shtetit dhe u kërkuan këtyre reporterëve që të mos e fotografonin anijen me pretendimin se “nuk lejohet”. Persona të tjerë që u prezantuan si “shefa” u përpoqën gjithashtu që të ndalonin fotografimin e anijes.

    Qeveria shqiptare nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN për lejimin e anijes dhe akuzat për shkeljen e konventave ndërkombëtare deri në publikimin e këtij shkrimi./ Reporter.al

    Anija me eksplozive BIRN Durrës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    June 17, 2026

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    June 17, 2026

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    June 17, 2026

    U mbyt në liqenin e Ulzës dy ditë më parë, nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.