SHBA– Çifti më i dashur për fansat mbarë botës, Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë arritur një marrëveshje divorci pas 8 vitesh, ka deklaruar avokati i saj për mediat.
Mësohet se avokati i Pitt nuk ka dhënë asnjë koment kur ata u kontaktuan për koment.
Kujtojmë se çifti u martua në vitin 2014 dhe kanë gjashtë fëmijë. Jolie bëri kërkesë për divorc në vitin 2016, duke përmendur “dallimet e papajtueshme”.
Dyshja u përfshi në një betejë të ashpër për kujdestarinë e fëmijëve.
Në vitin 2021, një gjykatës u dha kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të dy prindërve. Dyshja njihej si “Brangelina” nga fansat dhe u takuan në xhirimet e filmit të vitit 2005 “Zoti dhe zonja Smith”.
Martesa ishte e dyta e Pitt – ai ishte martuar më parë me yllin e “Friends”, Jennifer Aniston – dhe e treta e zonjës Jolie pas aktorëve Billy Bob Thornton dhe Jonny Lee Miller./Radar.al


