Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë u bën thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë në Shqipëri që të tregojnë kujdes maksimal për shkak të zjarreve të shumta që po përfshijnë vendin.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Ambasada kërkon shmangien e zonave të rrezikuara, veçanërisht atyre nën urdhër evakuimi, si dhe respektimin e udhëzimeve të policisë dhe autoriteteve lokale.
“Disa zona janë nën urdhër evakuimi. Amerikanët në Shqipëri që kanë nevojë për ndihmë mund të kontaktojnë Ambasadën në numrin +355 4224 7285 ose në emailin [email protected]”, bëhet e ditur.
Ambasada thekson rëndësinë e ndjekjes së lajmeve lokale dhe përdorimit të mjeteve si Google Maps për informacion në kohë reale mbi rrugët e mbyllura dhe situatën e zjarreve. Ajo gjithashtu paralajmëron për rreziqet shëndetësore nga thithja e tymit dhe u bën thirrje qytetarëve që të evakuohen menjëherë nëse zjarri i afrohet vendbanimit të tyre.
Në rast emergjence, qytetarët duhet të kontaktojnë shërbimet e urgjencës në numrat 127 (ambulanca), 112 (policia) dhe 128 (zjarrfikësit), si dhe Emergjencën Kombëtare në [email protected].
Albania: The U.S. Embassy in Tirana continues to monitor several wildfires throughout the country and urges all U.S. citizens to exercise caution in areas threatened by the fires. Several areas throughout the country are under evacuation order. More information at… pic.twitter.com/uZUFEw75Qu
— Travel – State Dept (@TravelGov) August 12, 2025


