Times Square, një nga zonat më të frekuentuara në Manhattan, New York, u evakuua menjëherë pasi autoritetet morën raportime për një “pako të dyshimtë”.
Evakuimi preku pjesën midis West 43rd Street dhe 7th Avenue, ndërsa Departamenti i Policisë së Nju Jorkut nisi një hetim të menjëhershëm për të përcaktuar natyrën e kërcënimit.
Policia paralajmëroi banorët dhe turistët që të shmangin zonën për shkak të aktivitetit të rënduar të automjeteve të emergjencës dhe mundësisë së vonesave.
“Për shkak të një hetimi aktiv, ju lutemi shmangni West 43rd Street dhe 7th Avenue. Automjetet e emergjencës janë në vendngjarje dhe vonesat mund të ndodhin në zonën përreth,” njoftoi zyrtarisht DNYC.
Momenti shkaktoi alarm dhe tension mes turistëve dhe banorëve, ndërsa policia vijon verifikimet për të përcaktuar nëse pakoja paraqet rrezik.


