Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët

    Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Alarm në Australi dhe Zelandën e Re! Mbyllen dhjetëra shkolla e kopshte pas dyshimeve për asbest në…

    November 14, 2025

    Më shumë se 35 shkolla dhe kopshte në Australi dhe Zelandën e Re janë mbyllur urgjentisht, pasi autoritetet kanë ngritur alarmin për praninë e asbestit në rërën e përdorur nga fëmijët.

    Në rajonin e Canberrës, kryeqyteti australian, 15 shkolla dhe 7 kopshte u mbyllën plotësisht, ndërsa 6 institucione të tjera pezulluan aktivitetin pjesërisht si masë paraprake. Raportohet gjithashtu për një mbyllje në shtetin australian Queensland.

    Në Zelandën e Re, Departamenti i Arsimit konfirmoi së paku 5 kopshte dhe 2 shkolla të mbyllura përkohësisht.

    Alarmi u ndez pasi Komisioni Australian i Konkurrencës dhe Konsumatorit (ACCC) paralajmëroi të mërkurën për tërheqjen nga tregu të disa produkteve boje që rezultuan të përmbanin gjurmë të asbestit tremolit, një material tepër i rrezikshëm.

    Edhe pse autoritetet australiane theksojnë se çlirimi i fibrave të asbestit nga rëra është “i pamundur” pa përpunim mekanik si thërrmimi apo pluhurëzimi, rreziku potencial ka detyruar institucionet të marrin masa të menjëhershme. Asbesti është i njohur prej dekadash si shkaktar i sëmundjeve të rënda të mushkërive dhe formave agresive të kancerit.

    Në Zelandën e Re, Ministria e Biznesit, Inovacionit dhe Punësimit iu bëri thirrje qytetarëve të ndalojnë përdorimin e rërës së dyshuar dhe të kërkojnë asgjësim të sigurt nga profesionistë të licencuar.

    Importi dhe eksporti i asbestit është i ndaluar në të dy vendet, por rëra e prekur — e importuar nga Kina — është shpërndarë gjerësisht në Australi gjatë viteve 2020–2025, kryesisht përmes dyqaneve të artikujve të ndryshëm, bojërave dhe mjeteve për fëmijë.

    asbest Australi shkolla Zelande e Re
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    July 26, 2026

    Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët

    July 26, 2026

    Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

    July 26, 2026

    Turistët “pushtojnë” Tiranën/ Vizitorë nga Evropa në kryeqytetin shqiptar për pushimet verore

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.