Bregdeti i Velipojës po përballet me një situatë shqetësuese mjedisore, pasi tonelata mbetjesh plastike janë sjellë në brigjet e saj pas reshjeve të fundit dhe dallgëve të forta.
Dita e hënë ka parë ndërhyrjen e disa bizneseve lokale, të cilat kanë nisur pastrimin e rërës dhe largimin e mbetjeve të shumta përgjatë vijës bregdetare.
Shoqatat mjedisore kanë reaguar menjëherë, duke njoftuar organizimin e një aksioni të gjerë pastrimi më 10 dhjetor, me fokus kryesor bregdetin e Velipojës.
Problemi ka ndikim edhe jashtë kufijve shqiptarë. Ditë më parë, në Dubrovnik të Kroacisë, në portin e vjetër dhe plazhin Banje, janë konstatuar sasi të mëdha mbetjesh plastike, të identifikuara me etiketa dhe simbole të ambalazheve që tregojnë origjinën nga Shqipëria.


