TIRANË– Gjykata e Tiranë ditën e sotme vendosur të veçojë çështjen ndaj imamit Ahmet Kalaja, i cili akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, një vepër që parashikon dënim me gjobë ose deri në tre vite burg.
Mësohet se në seancën e sotme, Kalaja nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokati i tij. Ndërsa, të akuzuarit e tjerë të përfshirë në këtë hetim janë kaluar për gjykim.
Kalaja, i cili drejton xhaminë “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës, akuzohet se ka penguar hetuesit gjatë një operacioni të drejtorisë së antiterrorit në vitin 2022, duke refuzuar të dorëzojë pamjet e kamerave të sigurisë të vendosura në ambientet e xhamisë.
Hetimet kishin të bënin me persona që dyshohej se shpërndanin fletushka me përmbajtje që nxisnin urrejtjen dhe përçarjen mes besimtarëve. Kalaja nuk ishte i pranishëm në seancë, po u përfaqësua nga avokati i tij Roland Islami./Radar.al
Nisën të thyenin gotat/ Arrestohet një nga YouTube-erët më të ndjekur në botë


