TIRANË– Ditën e sotme nga mbledhja në Komisionin e Medias, është bërë e ditur që do i kërkojë zyrtarisht Këshillit Drejtues të ndërpresë procesin për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar.
Ky zhvillim nga Komisioni i Medias ndodh pas hedhjes së akuzave për paligjshmëri të procesit, pasi Këshilli Drejtues vendosi të hënën me shumicë votash që të skualifikojë 3 nga 5 kandidatët me pretendimin se nuk plotësojnë kriteret.
Duket e pabesueshme por në këtë pikë, opozita dhe mazhoranca janë në të njëjtën mendje ku kërkojnë një garë të hapur dhe transparente.
Partia Socialiste garanton se do të angazhohet të ndërmarrë çdo hap që i garanton ligji për të garantuar garën e drejtë.
Ndërkohë nga PD, kryetarja e Komisionit, Ina Zhupa deklaron se nëse nuk pranojnë që të ndërpresin procesin, PD do kërkojë shkarkimin e anëtarëve.
Evis Kushi: Jemi të gatshëm të ndërmarrim çdo hap që na lejon ligji për të garantuar garë të hapur.
Ina Zhupa: Ky nuk është kërcënim, është paralajmërim siç bën çdo njeri që ka në mbikëqyrje një institucion tjetër, për ta paralajmëruar siç e kërkon ligji që mos të jetë në mënyrë të rrufeshme pse na shkarkuan. Çdo shkelje e ligjit ka një pasojë mbrapa.
Koçi: Këshilli nuk mund të shkelë kriteret, mund ët përzgjedhje nga platformat, por që të ndalojë paraprakisht është e paligjshme. Duhet parë mirë çështja e konfliktit të interesit, kemi dëgjuar në këtë sallë se si prej tyre është kërkuar të përfitojnë projekte në Radio Televizion.
Ina Zhupa: Pasi të zgjidhim ngërçin e këtij procesi, nëse ata qëndrojnë ende në detyrë, për secilin të bëhet pjesë skanimi për konfliktin e interesit. S’mund ta kthejmë Këshillin Drejtues njërën dorë në bakllava, tjetrën në revani”, thanë anëtarët e Komisionit të Medias./Radar.al
Gara për kreun e RTSH/ Plas keq Ina Zhupa: Kanë shpikur rregulla që nuk ekzistojnë

