E ftuar sot në emisionin “Rudina” në TV Klan, aktorja e shumënjohur shqiptare Rajmonda Bulku na prezantoi me nënën e saj.
Gjatë intervistës, dyshja foli për lidhjen e tyre të ngushtë si nënë e bijë, duke zbuluar më shumë detaje nga marrëdhënia e tyre.
Teksja dyshja hyri në studion e emisionit moderatorja qënë atë moment theksoi ngjashmërinë mes Raimondës dhe nënës së saj, por të dyja ato u shprehën se aktorja ngjan më shumë me të atin.
Pjesë nga biseda:
Rudina Magjistari: Është vërtet një grua shumë e bukur. Tani po e kuptojmë pse Raimonda është kaq e bukur dhe ka qenë gjithmonë kaq e bukur, me një mama të tillë…
Ardita Bulku: I ngjan babait.
Rudina Magjistari: Ju thoni që i ngjan babait. Po tani ngjyrën e syve nga e ka se edhe ju me ngjyrë i keni?
Ardita Bulku: I kam në gështenjë, por jo, Monda i ka të theksuara nga i ati. Flokët e zeza…
Rudina Magjistari: Megjithatë, këto faqkat e bukura, mollëzat… i ka nga mamaja me ç’shikoj se mamaja i ka të theksuara.
Raimonda Bulku: Mua kur më thanë vajzat që “mos hezito, do të kesh një kujtim shumë të bukur, do të jetë shumë e bukur për ty, për mamin” etj, thashë okej, kujtim i bukur, po. Pastaj thashë më fal, por unë kam thënë një përgjigje “po” për këtë gjë te Rudina, “po”, tha, “pa asnjë problem”, menjëherë “po”.
Rudina Magjistari: Është hera e parë që dilni në një intervistë televizive?
Ardita Bulku: Po.



