Aktorja e njohur amerikane Leah Remini po ndahet nga bashkëshorti Angelo Pagán.
Çifti po vazhdon jetën e tyre të ndarë pas më shumë se dy dekadash martesë.
Mediat e huaja shkruajnë se çifti e njoftoi vendimin për t’i dhënë fund martesës pas 21 vitesh në një postim të përbashkët në Instagram.
“Epo, ja ku jemi. Pas 28 vitesh bashkë dhe 21 vitesh martesë, kemi vendosur të bëjmë kërkesë për divorc”, nisi njoftimi. “Ky vendim erdhi pas shumë mendimeve dhe kujdesit, dhe sado i vështirë të jetë divorci, ne po i qasemi kësaj me një këndvështrim pozitiv sepse e dimë se është më e mira për ne.” Deklarata vazhdoi, “Ne jemi krenarë për mënyrën se si kemi punuar gjatë kësaj kohe së bashku.” Ndërsa ata thanë se do të vazhdojnë të “festojnë pushimet së bashku, të shikojnë së bashku shfaqjet tona të preferuara televizive dhe të mblidhen si familje”.


