Aktori Leonardo DiCaprio është kritikuar ashpër në rrjetet sociale për shkak se ai ia mbathi në Meksikë me një avion privat pas zjarreve shkatërruese në Los Angeles.
Edhe pse autoritetet kishin paralajmëruar për ndikimin e dëmshëm të avionëve në ndryshimet klimatike.
DiCaprio dhe e dashura e tij Vittoria Ceretti u panë duke mbërritur në Cabo San Lucas, Meksikë të premten e kaluar nga Los Angeles, së bashku me babanë e aktorit, George DiCaprio dhe gruan e tij, Peggy Ann Farrar.
Disa nga yjet e njohur si DiCaprio, Paris Hilton, Miles Teller, Adam Brody dhe Leighton Meester, humbën shtëpitë e tyre, ndërsa ai “u tall” në rrjetet sociale për zgjedhjen e tij të transportit për të dalë nga e gjithë kjo. DiCaprio është akuzuar si hipokrit për përdorimin e avionëve privatë, të cilët janë burimi kryesor i emetimeve të karbonit që kontribuojnë në ndryshimet klimatike.
Ndërsa DiCaprio ka investuar më shumë se 80 milionë dollarë në grante financimi për qëndrueshmërinë dhe ndryshimet klimatike, rrjetet kanë pohuar se ai nuk është asgjë më shumë se një mashtrues për këtë veprim.
With the LA fires still raging, bae Leonardo DiCaprio & Vittoria Ceretti evacuated the burning city as they were spotted arriving in Cabo San Lucas, Mexico on Friday (January 10th) with Leo’s dad & step mum.#LeonardoDiCaprio pic.twitter.com/vvIMiDQ0BA
— Daily Leo DiCaprio (@dailyleodicapri) January 13, 2025


