Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët

    Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Aksion si në filma”/ Shoku i Aleksandër Sadikajt përplasi 3 makina dhe u arrestua. Çfarë dihet për ndalimin e Skerdi Sinës

    July 2, 2025

    Një ndjekje spektakolare në rrugët e Tiranës përfundoi këtë të mërkurë me arrestimin e Skerdi Sinës, 29 vjeç, i njohur si shok i ngushtë i Aleksandër Sadikajt, i cili u vra me eksploziv në qershor të vitit 2022.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 në zonën e “Vasil Shantos”, kur forcat speciale “Shqiponja” sinjalizuan për ndalim një automjet tip “Audi Q8” me dy persona brenda, të dyshuar si të armatosur. Në vend që të ndalonte, drejtuesi i mjetit shtoi shpejtësinë dhe u përplas me tre automjete të tjera në tentativë për t’u larguar.

    Pas një ndjekjeje me shpejtësi të lartë, automjeti u braktis në rrugën “Moskat”, ku të dy personat zbritën dhe u përpoqën të arratiseshin. Gjatë largimit, ata hodhën në tokë një armë zjarri që dyshohet se e mbanin me vete – një pistoletë që u sekuestrua nga policia për ekzaminime balistike.

    Policia arriti të kapë njërin prej tyre, pasagjerin Skerdi Sina, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën një krehër dhe municion. Ndërkohë, identiteti i drejtuesit të automjetit tashmë është zbuluar dhe vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

    Kush ishte Aleksandër Sadikaj?

    Sadikaj u vra më 11 qershor 2022 në një atentat me eksploziv në aksin Tiranë–Elbasan. 27-vjeçari nga Berati kishte precedentë penalë për vjedhje, plagosje, vrasje dhe mosbindje ndaj policisë. Hetimet për vrasjen e tij vijojnë, me fokus tek konfliktet e së kaluarës.

    Ngjarja e sotme vjen vetëm pak ditë pasi një tjetër shok i Sadikajt, E.M., 30 vjeç nga Bylyshi i Memaliajt, u denoncua i zhdukur pa gjurmë nga familjarët. Sipas kallëzimit të bërë më 24 qershor, ai është larguar nga banesa më 15 qershor dhe nuk është kthyer më. Policia e Gjirokastrës po vijon kërkimet për gjetjen e tij.

    aksion Aleksandër Sadikaj policia Skerdi Sina
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    July 26, 2026

    Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët

    July 26, 2026

    Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

    July 26, 2026

    Turistët “pushtojnë” Tiranën/ Vizitorë nga Evropa në kryeqytetin shqiptar për pushimet verore

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.