Detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik në Itali, ku një 22-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili dyshohet se ishte nën efektin e drogës dhe alkolit u përfshi në një aksident të rëndë.
Partnerja e tij 24-vjeçare humbi jetën ndërsa foshnja e tyre 6 muajshe u dërgua në spital në gjendje të rëndë.
Mediat italiane kanë zbardhur dëshminë e të riut shqiptar, Ali Hoxha, i cili mes lotësh tha se është gati të paguajë për atë që ka bërë.
“Nëse kam bërë një gabim, do të paguaj atë që duhet të paguaj”.- është shprehur ai.
Nga aksidenti tragjik humbi partnerja e tij, 24-vjeçarja Mariagrazia Bedin dhe u plagos foshnja e tyre gjashtë muajshe. Çifti ishin prindër të dy fëmijëve. Ata po ktheheshin nga një festë ditëlindjeje ditën e aksidentit të rëndë.


