Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pamje tronditëse nga Gaza, Beit Hanoun i shkatërruar pothuajse plotësisht

    VIDEO/ Dy varka në flakë në Venecia, ndërhyjnë kalimtarët dhe emergjencat

    Mbreti Charles bën thirrje për unitet me SHBA: Një nga aleancat më të rëndësishme

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Aksidenti tragjik në Shkodër–Lezhë, humb jetën 37-vjeçari, plagosen gruaja dhe dy fëmijët e tij

    July 4, 2025

    Detaje të reja për aksidentin e rëndë në aksin Shkodër–Lezhë, ku janë përfshirë tre automjete, duke shkaktuar një viktimë dhe disa të plagosur.

    Sipas informacioneve paraprake të Policisë së Shkodrës, shtetasi T. K., 42 vjeç, ka humbur kontrollin e kamionit që drejtonte, duke u përplasur fillimisht me automjetin e shtetasit A. S., 63 vjeç, dhe më pas me mjetin e drejtuar nga Gjin Bzhangaj, 37 vjeç.

    Përplasja ka rezultuar fatale për 37-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, si pasojë e plagëve të rënda. Në automjetin e tij ndodheshin edhe bashkëshortja, J. B., 32 vjeçe, dhe dy fëmijët e mitur, të cilët kanë mbetur të plagosur. Fatmirësisht, sipas burimeve mjekësore, të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Dyshohet se humbja e kontrollit nga drejtuesi i kamionit mund të ketë qenë shkaku kryesor, por priten rezultatet përfundimtare të hetimit.

    Ky aksident rëndon më tej bilancin tragjik në rrugët kombëtare dhe risjell në vëmendje nevojën për masa më të rrepta sigurie dhe kontroll më të mirë të mjeteve të rënda në qarkullim. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal dhe respektim të rregullave të qarkullimit për të shmangur humbje të tilla të jetëve njerëzore.

    aksidenti kamioni makina Shkoder-Lezhe
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pamje tronditëse nga Gaza, Beit Hanoun i shkatërruar pothuajse plotësisht

    April 28, 2026

    VIDEO/ Dy varka në flakë në Venecia, ndërhyjnë kalimtarët dhe emergjencat

    April 28, 2026

    Mbreti Charles bën thirrje për unitet me SHBA: Një nga aleancat më të rëndësishme

    April 28, 2026

    Skenë e rrallë në Paris, tufa gjigante bletësh mbi një biçikletë, mbyllet metroja

    April 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.