FIER-“Blutë” e Fierit kanë vënë në pranga dy nga shoferët e përfshirë në aksidentin e rëndë që ndodhi një ditë më parë ku fatkeqësit mbeti i vrarë një 33-vjeçar.
Në vijim të informacionit mbi aksidentin e djeshëm, në aksin rrugor Strum-Roskovec, ku si pasojë e përplasjes së motomjetit, humbi jetën drejtuesi i tij Klajdi Hoxha.
NJOFTIMI I POLICISË:
“Motomjeti fillimisht u përplas me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe më pas me automjetin me drejtues shtetasin F. D., teksa humbi jetën 33-vjeçari. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kryen arrestimin në flagrancë të shtetasve B. C., 70 vjeç, banues në Roskovec dhe F. D., 37 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, njoftohet zyrtarisht nga policia vendore.
Në kohën kur ka ndodhur aksidenti, Klajdi po kthehej nga puna për në shtëpi. I ndjeri ishte baba i dy fëmijëve të mitur ndërsa punonte me serat si shumë banorë të zonës së Strumit./Radar.al


