TIRANË– Gjykata ka lënë në masën e sigurisë “Arrest në burg”Aleksandër Krrashin, shoferin e betonieres pas të cilës u përplas tragjikisht mjeti ku udhëtonin katër të rinj, që për pasojë mbetën të vdekur në vend.
Prokuroria ndaj 24-vjeçarit ka ngritur veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Bazuar materialit të referuar nga policia rrugore, shoferi nuk ishte i pajisur me lejen përkatëse të drejtimi, ndërkohë që para përplasjes fatale kishte ndaluar në karrexhatë, por nuk kishte ndezur bllokazhin. Nga aksidenti humbën jetën Enejdi Laçi dhe tre pasagjerët në mjetin e tij Erildi Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç./Radar.al
Aksidenti me 4 vi*tima/ Shoferi i betonieres pa patentë: Ndalova se më mbaroi nafta
Arrestimi i Veliajt/ Rama: S’është gjë e mirë të shohësh njerëz që njeh të dalin para drejtësisë
Berisha “kopjon” Ramën: Interesi i PD është është integrimi i Shqipërisë në BE


