TIRANË– Më 13 Shtator Kristian Boçi, Drilona Boçi dhe dy fëmijët e tyre u përfshinë në një aksident të rëndë rrugor.
Së fundmi përmes një postimi në Instagram Drilona, bashkëshortja e Kristian Boçit, ka reaguar për ngjarjen që i ndodhi familjes së saj.
Ajo falenderon Zotin që i ka mbrojtur familjen dhe që të tre janë shëndoshë e mirë. Gjithashtu ka falenderuar ndjekësit për mesazhet e uratat që i kanë dërguar.
Ndërsa bizesmeni Kristian Boçi ndodhet ende në spital, pasi si pasojë e aksidentit ai ka humbur shikimin në syrin e majtë, ndërkohë fatmirësisht, dy fëmijët e mitur që ishin në të njëjtën makinë me ta, kanë shpëtuar pa u dëmtuar.
U aksidentua së bashku me fëmijët, biznesmeni i njohur Kristian Boçi përfundon te Trauma


