MAQEDONI E VERIUT– Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e katër personave ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Radishan-Prishtinë-Mirkovcë.
Sipas informacioneve një automjet BMW është përplasur me një kamion me targa të Kosovës. Nga përplasja e fortë automjeti është përfshirë nga flakët, çka ka bërë që 4 personat të digjen brenda në mjet./Radar.al


