KUKËS– Mëngjesin e kësaj të premteje në urën e re mbi lumin Drin, në hyrje të qytetit të Kukësit, ku tre automjete, të gjitha me targa të Kosovës, u përplasën mes tyre. Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka të lënduar, por janë shkaktuar dëme të lehta materiale.
Për shkak të aksidentit, autoritetet vendosën devijimin e trafikut në urën e vjetër, çka ka sjellë radhë të gjata dhe vonesa të konsiderueshme për udhëtarët që vijnë nga Kosova drejt Shqipërisë, kryesisht me destinacion bregdetin verior.
Makinat e përfshira në aksident ishin nisur drejt plazhit të Velipojës. Ndërkohë, trafik i rënduar është shënuar edhe në autostradën Morinë-Milot, ku fluksi i automjeteve që udhëtojnë drejt bregdetit ka sjellë ngadalësim të lëvizjes dhe formimin e kolonave të gjata./Radar.al
Erdhën nga Stambolli me 14 valixhe me 300 mijë euro, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 kosovarët
Kombëtarja serbe arrin në Tiranë dhe akomodohet në hotel, siguri e lartë në kryeqytet


