Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen “Rus” të Shkodrës, ku dy persona që udhëtonin me motor kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve, dyshohet se një automjet i ka prerë rrugën motorit dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin Rajonal të Shkodrës. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.