Një aksident rrugor është regjistruar sot në portin detar të Durrësit, ku një automjet tip “Benz” është përplasur me një kamion.
Si pasojë, drejtuesi i makinës dhe bashkëshortja e tij, të dy nga Durrësi, kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar menjëherë në spital, ku drejtuesi i mjetit po merr kujdes mjekësor, ndërsa gruaja ndodhet e tronditur, por të dy janë jashtë rrezikut për jetën, raporton korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi.
Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit, duke përfshirë kontrollin e automjeteve dhe dëshmitë e të pranishmëve.


