LUSHNJE– Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Bypassin e autostradës në Lushnje. Një automjet tip “Benz” ka përplasur një person që kalonte me biçikletë nga njëra anë e autostradës për në anën tjetër. Pasi ka kaluar barrierën e hekurt anësore, Odisa Petro është goditur nga automjeti edhe pse drejtuesi është munduar ta shmangë.
45-vjeçari është dëmtuar rëndë në të dyja këmbët dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes. Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ndërsa është shoqëruar drejtuesi i mjetit./Radar.al


