LIBRAZHD– Ditën e sotme një 31-vjeçar i identifikuar si E. M., ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin Librazhd-Prrenjas.
Bëhet me dije se automjeti me të cilin udhëtonte 31-vjeçari është përplasur me një kamion, që drejtohej nga 30-vjeçari me iniciale Y. Z,.
Si pasojë e plagëve të marra, i riu ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa është plagosur edhe pasagjeri që ndodhej në makinë me të, i cili është nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë drejtuesi i kamionit është shoqëruar në polici, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Librazhd/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 31 vjeç, banues në Korcë, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin H. Z., 30 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi E. M., dhe është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i kamionit, shtetasi H. Z., është shoqëruar në polici, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./Radar.al


