ELBASAN– Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pranë lagjes “Skënderbej” në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës.
Nga pamjet në vendngjarje, mjeti shihet i përmbysur, ndërkohë që ende nuk ka raportime zyrtare për persona të lënduar.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në terren për të zbardhur shkaqet e plota të këtij incidenti./Radar.al


