TIRANË– Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, në zonën e Kasharit.
Nga informacionet paraprake mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat anësore të rrugës.
Nga përplasja e fortë makina ka shpërthyer në flakë, për këtë arsye është kërkuar edhe ndihma e zjarrfikësve. Ende nuk bëhet e ditur nëse ka apo jo persona të lënduar./Radar.al


