Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Pogradec–Qafë Plloçë. Në vendngjarje është gjetur i rrëzuar një motor, ndërsa drejtuesi i tij, Bernard Rexhollari, është transportuar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ai ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar nga motoçikleta. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet e aksidentit.


