ELBASAN-Mesditën e kësaj të enjteje ka ndodhur një aksident në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan, në fshatin Pajovë, ku janë përfshirë disa automjete dhe ka mbetur i plagosur një adoleshent.
Bazuar në informacionet paraprake bëhet me dije se automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Julian Kosta, 42 vjeç, banues në qytetin e Peqinit, gjatë një parakalimi të gabuar është përplasur me automjetin tip “Skania” me drejtues shtetasin Mitat Lukani,65 vjeç.
Raportohet për një adoleshent të plagosur, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Radar.al



