LEZHË– Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç. Mësohet se dy makina janë përplasur njëra me tjetrën ku për pasojë njëra prej tyre ka përfunduar në kanal në anë të rrugës.
Burimet bëjnë me dije se në automjetin që goditi murin rrethues kanë mbetur të plagosur dy persona te cilët u dërguan ne urgjencën e spitalit Rajonal të Lezhës.
Ndërkohe sipas te njëjtave burimeve është dashur ndërhyrja e policisë, punonjësve zjarrfikës dhe banoreve për te nxjerre te dëmtuarit nga automjeti qe përfundoi ne kanal. Policia ndodhet ne vendngjarje e cila po punon për shkaqet e plota te këtij aksidenti./Radar.al


