Një person është plagosur në një aksident të ndodhur këtë të hënë në Malësi të Madhe.
Policia në një informacion paraprak zyrtar bën me dije se:
Rreth orës 13:50, në fshatin Alijaj, Bajzë, automjeti me drejtues shtetasin S. P., 60 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. Rr., 47 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. Rr., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


