Shkodër- Një automjet dhe një motor janë përplasur paraditen e të shtunës në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës”. Si pasojë, është dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit shtetasi V. P.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës”, motomjeti me drejtues shtetasin V. P., 64 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. E., 43 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit shtetasi V. P., i cili është dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


