PESHKOPI– Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi, në afërsi të fshatit Dovellan. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë katër automjete, ndërsa raportohet se ka edhe persona të lënduar.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mjegulla e dendur dhe lagështira në rrugë, të cilat kanë vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve. Kjo nuk është hera e parë që në këtë segment rrugor, pjesë e Rrugës së Arbrit, regjistrohen aksidente.


