Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në segmentin Milot-Kalimash të Rrugës së Kombit. Si pasojë e ngjarjes, një person ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe për menaxhimin e trafikut, i cili është rënduar ndjeshëm pas incidentit.

