Një aksident i rëndë është shënuar në zonën e Palasës, ku dy kamionë kanë dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta.
Si pasojë e përplasjes, tre persona që udhëtonin me mjetet e përfshira kanë mbetur të plagosur. Dy prej tyre janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës për ndihmë të specializuar mjekësore, ndërsa personi i tretë ka pësuar dëmtime trupore dhe po merr ndihmën e parë në vendngjarje.
Autoritetet ndodhen në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit


