Një aksident rrugor ka ndodhur para pak çastesh në aksin rrugor “Qafë e Buallit-Vajkal”, ku një makinë tip “Benz” u përplas me kolonën e mbikalimit që lidh Lagjen e Vjetër me Lagjen e Re të qytetit të Bulqizës.
Për rrjedhojë të ngjarjes, mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i automjetit.
Aksidenti në fjalë u vu re nga shoferët e tjerë, të cilët menjëherë njoftuan policinë dhe ambulancën.
Për pasojë, policia dhe ambulance mbërritën në vendngjarje dhe i plagosuri është transportuar drejt spitalit të Bulqizës, ku iu dha ndihma e parë, por më pas është nisur drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.
Rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta.


