Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Berat–Lushnje, në afërsi të fshatit Çukas, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e automjetit, duke shkaktuar aksidentin. Në makinë udhëtonte një çift bashkëshortësh, Bilbil Nure dhe Xhevahire Nure, të cilët kanë mbetur të bllokuar brenda mjetit.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e të lënduarve nga automjeti. Të dy bashkëshortët raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.


