Dy persona janë plagosur dhe ndodhen në spital pas një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në Ostren të Madh.
Nga raportimet e para bëhet me dije se një makinë tip Toyota ka dalë nga rruga duke përfunduar në një përrua në rrugën që lidh Ostren-Lagjia Guri.
Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën.
Sipas mjekëve të këtij spitali njëri nga të aksidentuarit është dërguar drejt spitalit të Peshkopisë për një mjekim më të specializuar pasi kishte marrë plagë të rënda.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit.


