TIRANË– Sot janë bërë 40 ditë nga vdekja e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani, i cili ndërroi jetë në mënyrë të beftë më 18 Shtator të këtij viti në moshën 44-vjeçare.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram Arbri shkruan se ende pret që ta gjejë në të njëjtën tavolinë ku takoheshin gjithmonë.
“40 ditë pa ty shoku im… akoma shpresoj çdo mëngjes të të gjejë tek tavolina jonë dhe të pijmë kafen bashkë, për të folur për çdo gjë që lamë në gjysmë.”-ka shkruar Arbri.



