Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    P Diddy në izolim pas përleshjes me një të burgosur, stafi i burgut shmangu përshkallëzimin e situatës

    Thellohet tragjedia në Fier, ndërron jetë në spital edhe ish-vjehrra e autorit, shkon në tre numri i viktimave

    Rama publikon analizën me inteligjencë artificiale për “Paketën e Maleve”: Ligji synon banorët e zonave malore, jo oligarkët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg/ Akuza për shkelje të imunitetit dhe të së drejtës për privatësi

    November 10, 2025

    TIRANË– Ish-numri dy i qeverisë, ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, ku e akuzon për shkelje të imunitetit parlamentar dhe të së drejtës për privatësi gjatë hetimeve të zhvilluara ndaj tij nga SPAK.

    Sipas dokumentit zyrtar, padia është bërë bashkë me partneren e tij Erjola Hoxha dhe është depozituar më 8 maj 2024. Çështja i është komunikuar zyrtarisht qeverisë shqiptare më 6 tetor 2025.

    Akuza lidhet me kontrollin e ushtruar më 9 mars 2023 në banesën e Ahmetajt dhe Hoxhës, si dhe me sekuestrimin e telefonit të Hoxhës, mbi bazën e një urdhri të GJKKO.

    Ish-Kryeministri Ahmetaj pretendon se kontrolli ishte i paligjshëm, pasi në atë kohë ai ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe sipas nenit 73, pika 2 të Kushtetutës, banesa e një deputeti nuk mund të kontrollohet pa miratim paraprak nga Kuvendi.

    Në ankesën e tij, ish-ministri dhe partnerja e tij deklarojnë se nuk kishin asnjë mjet efektiv ligjor për të kundërshtuar urdhrin e kontrollit dhe sekuestrimit, duke pretenduar shkelje të nenit 8 (e drejta për respektimin e jetës private dhe banesës) dhe nenit 13 (e drejta për një mjet juridik efektiv) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

    Kështu, Gjykata e Strasburgut i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të sqarojë: Nëse kontrolli i banesës së Ahmetajt është kryer në përputhje me Kushtetutën shqiptare dhe me rregullat e imunitetit parlamentar; Dhe nëse ligjet dhe praktika gjyqësore shqiptare ofrojnë mjete të mjaftueshme për të ankuar vendimet e tilla të kontrollit dhe sekuestrimit./Radar.al

    Akuza për shkelje të imunitetit ARBEN AHMETAJ
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    P Diddy në izolim pas përleshjes me një të burgosur, stafi i burgut shmangu përshkallëzimin e situatës

    July 24, 2026

    Thellohet tragjedia në Fier, ndërron jetë në spital edhe ish-vjehrra e autorit, shkon në tre numri i viktimave

    July 24, 2026

    Rama publikon analizën me inteligjencë artificiale për “Paketën e Maleve”: Ligji synon banorët e zonave malore, jo oligarkët

    July 24, 2026

    Paralajmërimi i Trump për Rusinë dhe Kinën: Mbështetja ndaj Iranit do të ketë pasoja

    July 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.