Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Botërori 2026/ Gjithçka që duhet të dini para finales Spanjë-Argjentinë

    Kreu i KLSH-së, Arben Shehu, mesazh për Enrik Mehmetin: Humbje e madhe për Vlorën

    Tërmet 5.1 ballë në Peru, pesë viktima dhe 16 të plagosur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Afera Epstein: Buckingham “thellësisht i shqetësuar”

    February 10, 2026

    Skandali lidhur me abuzuesin seksual nga SHBA Jeffrey Epstein po trondit si qeverinë edhe oborrin mbretëror në Britaninë e Madhe. Kundër ish-princit Andrew po shtohen indikacionet për akuza të reja.

    Pas zbulimeve të reja nga faksimilet e dosjes për skandalin e abuzimeve seksuale lidhur me investitorin e financave në SHBA Jeffrey Epstein dhe implikimit të ish-princit Andrew, Buckingham reagoi pa pritur nisjen zyrtare të hetimeve. Sipas një deklarate të lëshuar në mbrëmje (10.02.2026), një zëdhënës i pallatit tha se Mbreti tashmë ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me akuzat për sjelljen e vëllait të tij përmes fjalëve dhe veprimeve të paprecedenta.
    Ai shtoi: “Akuzat specifike janë për t’u adresuar nga z. Mountbatten-Windsor. Nëse Policia e Thames Valley na kontakton, ne jemi gati t’i ndihmojmë sipas nevojës.” Mendimet dhe ngushëllimet e çiftit mbretëror janë gjithmonë me viktimat e çdo abuzimi, vijoi deklarata.
    Më parë edhe princi i kurorës  William dhe bashkëshortja e tij Kate kanë mbajtur qendrim: Çifti është “thellësisht i shqetësuar” për publikimet e fundit nga dosja Epstein, komunikoi zdhënësi i Pallatit Mbretëror. Princi dhe princesha kanë në mendje viktimat. Andrew ka humbur të gjitha nderimet, gradat ushtarake dhe titujt për shkak të përfshirjes së tij të dyshuar në skandalin e abuzimit të Epstein.

    E-Mailet rëndojnë Andrew

    Andrew në vitin 2010 i ka dhënë dokumente konfidenciale Epsteinit, sikurse del tani nga dosjet e publikuara. Duket se në këto dokumente bëhej fjalë për raporte lidhur me Hongkongun, Vietnamin dhe Singapurin, që Andrew i pati marrë në funksionin e tij atëherë si i ngarkuar i qeverisë britanike për tregtinë.

    Në këtë kohë Epstein ishte dënuar për abuzim seksual me minorene. E-Mailet, që janë dërguar në fillim të vitit  2011, hedhin poshtë tani pretendimet e Andrews, se i pati ndërprerë kontaktet më përpara me Epsteinin.

    Goditje e rëndë për Starmer

    Tronditja prej dosjeve të reja ndërkohë ka shkaktuar një krizë qeveritare në Londër. Këtë të hënë (09.02.2026) dha dorëheqjen Tim Allan, drejtor i komunikimit të kryeministrit Keir Starmer.

    Të dielën (08.02.2026) dha dorëheqjen një ndër këshilltarët më të rëndësishëm të Starmerit, Morgan McSweeney. Sfondi ka të bëjë me mbështetjen për Peter Mandelson, të cilin Starmer pavarësisht se diheshin lidhjet e tij me Epstein e emëroi ambasador në SHBA.

    Humbja e dy punonjësve të nivelit të lartë njeri pas tjetrit konsideorhet si një goditje e rëndë për Starmer, i cili përpiqet ta mbyllë këtë aferë. Mandelson ndërkohë është shkarkuar nga detyra në Uashington.

    Multimilioneri nga SHBA-ja për vite me radhë kishte krijuar një rreth për shfrytëzimin seksual të minoreneve dhe mbante kontakte në mbarë botën me personalitete të nivelit të lartë nga politika, ekonomia dhe familjet mbretërore. Në korrik 2019 Epstein u arrestua, një muaj më vonë ai u gjet i vdekur në qelinë e një burgu në Nju Jork. Sipas të dhënave zyrtare ai ka bërë vetëvrasje.

    Teori konspiracioni
    Lidhur me këtë rast qarkullojnë një sërë teorish. Ndër to bëjnë pjesë edhe spekulimet, se Epstein ka vepruar nën mandatin e shërbimeve sekrete për të mbledhur material kompromentues për persona me influencë, në mënyrë që të mund të ushtrohej presion ndaj tyre.

    Andrew më 2022 e zgjidhi me një marrëveshje në procesin civil të hapur nga Virginia Giuffre, e cila e akuzonte atë për abuzim seksual. Giuffre në prill kreu vetëvrasje. Andrew vazhdimisht i ka hedhur poshtë akuzat për qendrim abuziv, por lidhur me akuzat e fundit ai deri tani ka heshtur.

    Edhe dorëheqje të tjera lidhur me aferën Epstein
    Zbulimet lidhur me aktivitetet abuzive të Epstein po nxjerrin në pah gjithnjë e më shumë persona. Në fundjavë dha dorëheqjen diplomatja norvegjeze e karrierës Mona Juul për shkak të lidhjeve të saj me Epstein. Princesha e kurorës Mette-Marit kërkoi ndjesë për kontaktet e dikurshme të saj me multimilionerin.

    Në Francë ish-ministri i Kulturës Jack Lang – po ashtu për shkak të kontakteve me Epstein – dha dorëheqjen nga posti si president i Institutit të Botës arabe (IMA) . “Ai ka marrë një vendim të përgjegjshëm”, tha presidenti Emmanuel Macron. Njëkohësisht ai tërhoqi vëmendjen për “nxitjen e teorive të konspiracionit”.

    Qeveria e Gjermanisë, sipas të dhënave të saj, i ndjek me “vëmendje” zhvillimet lidhur me dosjet Epstein. Zëdhënësi qeveritar në Berlin Stefan Kornelius tha: “Ne shohim, se çfarë po del në pah në vendet e tjera si dhe pasojat politike.” Qeveria federale megjithatë nuk “është autoritet hetimor” dhe nuk ka asnjë arsye për të analizuar sitematikisht dosjet Epstein. Zëdhënësi Kornelius tha, se nuk ka dijeni për ndonjë rast relevant penal lidhur me këto dosje nga Gjermania./DW

    Afera Epstein Buckingham Jeffrey Epstein
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Botërori 2026/ Gjithçka që duhet të dini para finales Spanjë-Argjentinë

    July 19, 2026

    Kreu i KLSH-së, Arben Shehu, mesazh për Enrik Mehmetin: Humbje e madhe për Vlorën

    July 19, 2026

    Tërmet 5.1 ballë në Peru, pesë viktima dhe 16 të plagosur

    July 19, 2026

    Rama merr pjesë në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti në Vlorë

    July 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.