Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shkodra po shndërrohet në surprizën e re të turizmit, ka rritjen më të lartë të prenotimeve

    I dënuar me burgim të përjetshëm për vr*sje, arrestohet në Belgjikë “Gert Gjenerali”

    Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Aeroplanët ushtarakë nga Rusia dhe Kina shkelën hapësirën ajrore të Koresë së Jugut

    December 10, 2025

    Koreja e Jugut tha se ka dorëzuar notë proteste te përfaqësuesit e Kinës dhe Rusisë më 10 dhjetor, një ditë pasi Seuli tha se aeroplanët ushtarakë të këtyre shteteve hynë në zonën e tij të mbrojtjes ajrore. Seuli tha se ankesa iu dorëzua atasheve të mbrojtjes të dy shteteve që gjenden në kryeqytetin e Koresë së Jugut.

    “Ushtria jonë do të vazhdojë të përgjigjet në mënyrë aktive ndaj aktiviteteve të aeroplanëve të shteteve fqinje brenda KADIZ-it, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, tha Lee Këang-suk, drejtor i përgjithshëm i Byrosë të Politikave Ndërkombëtare në Ministrinë e Mbrojtjes të Seulit, duke iu referuar Zonës së Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Koresë.

    Koreja e Jugut tha të martën se kishte dislokuar “aeroplanë luftarakë për të ndërmarrë masa taktike në përgatitje të çdo situate” në përgjigje të inkursionit kinez dhe rus në KADIZ.

    Aeroplanët u detektuan para se të hynin në KADIZ, që përshkruhet si një zonë e gjerë ku shtetet monitorojnë avionët e tyre për arsye sigurie, por që nuk përbën hapësirën e tyre ajrore.
    Pekini më vonë konfirmoi se kishte organizuar stërvitje me ushtrinë e Rusisë në përputhje “me planet vjetore të bashkëpunimit”.

    Ndërkaq, Moska i përshkroi si stërvitje rutinë, duke shtuar se ato zgjatën tetë orë dhe disa aeroplanë të huaj luftarakë ndoqën aeroplanët rusë dhe kinezë.

    Që nga viti 2019, Kina dhe Rusia vazhdimisht kanë fluturuar aeroplanët e tyre ushtarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Koresë së Jugut pa njoftim paraprak, duke thënë se po kryenin stërvitje të përbashkëta.
    Nëntorin e vitit të kaluar, Seuli ngriti në ajër aeroplanët pasi pesë aeroplanë ushtarakë kinezë dhe gjashtë rusë fluturuan përmes zonës së tij të mbrojtjes ajrore.
    Incidente të ngjashme kishin ndodhur edhe në qershor dhe dhjetor të vitit 2023 si dhe në maj dhe nëntor të vitit 2022./REL

    Kine Koreja e Jugut
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shkodra po shndërrohet në surprizën e re të turizmit, ka rritjen më të lartë të prenotimeve

    June 15, 2026

    I dënuar me burgim të përjetshëm për vr*sje, arrestohet në Belgjikë “Gert Gjenerali”

    June 15, 2026

    Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

    June 15, 2026

    Trump dhe Irani konfirmojnë arritjen e marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.