Dy shtetasit, Selam Hyka dhe Marsel Baçi kanë dalë sot para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë.
Lihen në masën e “arrestit në burg” dy të arrestuarit e akuzuar për veprat penale të “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “shfrytëzim prostitucioni”.
Ngjarja u zbulua pas denoncimit të nënës së 16 vjeçares, e cila prej kohësh është prostituuar nga dy të arrestuarit.


