Detaje të reja janë zbardhur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Itali ku një 12-vjeçare, e cila një vit më parë, kur ishte 11-vjeçe u abuzua seksualisht nga bashkëshorti i kushërirës së saj 35-vjeçar, baba i një fëmije.
Akuzat e vajzës së mitur dhe familjarëve, janë të shoqëruara edhe me mesazhet e shkëmbyera mes saj dhe personit që e ka abuzuar sa banale, aq edhe të drejtpërdrejta të një ngacmimi seksual të paprecedent.
Pas ngjarjes së rëndë, zbulohet që vajza mbyllet në vetvete, duke u munduar të mos e ndajë me asnjë atë çfarë i ka ndodhur, por pasi bisedon me kushërirën e saj bashkëmoshatare, vendos që gjithçka t’ia tregojë motrës së madhe.
Zbardhja u sinjalizua nga “Piranjat” të cilat kësaj radhe udhëtuan drej Italisë për tu takuar me Elton Sinën, personin i cili akuzohet si autor i kësaj ngjarjeje të rëndë.
Përgjatë bisedës, Sina mohon akuzat e vajzës dhe familjarëve të saj, ndërkohë që ka një teori të tijën sa i përket mesazheve të shkëmbyera me 12-vjeçaren.
Ai thotë se ka ndodhur që shpesh herë i kanë vjedhur adresat e rrjeteve sociale.
35-vjeçari vazhdon të mohojë çdo gjë. Por ka edhe një detaj, mesazhi i ndjesës që autori i ka dërguar babait dhe vajzës së abuzuar.
Për këtë i akuzuari si abuzues thotë që, familjes i ka thënë ju kërkoj falje nëse mendoni që kam bërë diçka unë. Në fakt mesazhi është disi ndryshe nga sa mundohet ta paraqesë 35 vjeçari.
Ai nuk shkruan me në qoftë se, ose sikur të ketë ndodhur dicka. Mesazhi i tij është fare i qartë, ndjesë nominale për secilin nga prindërit, madje duke iu përgjëruar.
Një detaj tjetër që lë vend për dyshime, është sjellja e bashkëshortes së Sinës e cila në një moment të parë kur ka marrë vesh se çfarë ka ndodhur, duket se e ka nxjerrë menjëherë 35 vjeçarin nga shtëpia.
Por pas disa ditëve, rikthehet me me burrin e saj, dhe mohon çdo gjë, madje duke u pozicionuar në favor të tij. Kjo kuptohet edhe nga një mesazh që i dërgon babait të Laurës duke i thënë se jam në dijeni të mesazheve, por gjëra të tjera mos shtoni, dhe dërgoje vajzën në psikolog të tregojë të vërtetën.


