Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët

    Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetime për trafikim se*sual

    February 27, 2026

    Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, ka urdhëruar një hetim për të verifikuar nëse pedofili i ndjerë Jeffrey Epstein ka trafikuar gra në Mbretëria e Bashkuar duke përdorur bazat e Forcave Ajrore Mbretërore (RAF).

    Ish-kryeministri Gordon Brown ka kërkuar gjithashtu një hetim policor për të sqaruar nëse vëllai i Mbretit Charles III, Prince Andrew, ka përdorur fonde publike dhe aeroporte britanike për të takuar abuzuesin e dënuar seksual. Javën e kaluar, Duka i Jorkut u ndalua për pak kohë nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës publike, në kuadër të hetimeve të reja mbi lidhjet e tij me Epstein.

    Sipas raportimit të The Telegraph, Healey u ka kërkuar zyrtarëve të mos lënë asnjë dokument pa verifikuar, duke kontrolluar dosjet disa dekadëshe të Ministrisë së Mbrojtjes për të gjetur çdo lidhje të mundshme me avionin privat të Epstein.

    “Ne do të ndjekim pa mëshirë çdo informacion që mund të hedhë dritë mbi këtë skandal”, citohet të ketë thënë një burim i ministrisë për gazetën.

    Megjithëse regjistrat e fluturimeve të RAF-it fshihen pas tre muajsh, besohet se komunikimet mes zyrtarëve dhe kompanive private të udhëtimit mund të zbulojnë më shumë mbi lëvizjet e Epstein.

    Sipas dokumenteve të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së muajin e kaluar, avioni i Epstein kishte ateruar më parë në dy baza ushtarake britanike: RAF Northolt dhe RAF Marham.

    Në një nga dosjet, pretendohet se Princi Andrew kishte lehtësuar përdorimin e bazës RAF Marham. Sipas regjistrave të fluturimit për një avion të lidhur me financierin, atij iu lejua të ulej në Marham në vitin 2000, ndërsa Epstein dhe pasagjerët udhëtonin për të vizituar Sandringham Estate, rezidenca private e familjes mbretërore, rreth 20 milje larg bazës.

    Në regjistrin e fluturimit përmendet edhe një pasagjere e identifikuar vetëm si “1 femër”, përshkrim që sipas raportimeve përdorej nga Epstein për të treguar një person të trafikuar për qëllime seksuale.

    britanike Epstein hetime
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    July 26, 2026

    Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët

    July 26, 2026

    Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

    July 26, 2026

    Turistët “pushtojnë” Tiranën/ Vizitorë nga Evropa në kryeqytetin shqiptar për pushimet verore

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.