Vendet që nuk janë në kufirin e Bashkimit Evropian, si Gjermania, kanë probleme të mëdha me të ashtuquajturin migrim “dytësor”. Po si është puna me migrantët që kanë aplikuar për azil në vendin e parë ku kanë hyrë në BE – pra zakonisht në Greqi Itali dhe Spanjë, dhe më pas kanë shkuar në një vend më të pasur të BE-së, si Gjermania, dhe kanë aplikuan sërish për azil atje?
Sipas marrëveshjes së Dublinit, gjithçka është e qartë këtu – megjithëse vendet e jugut të BE-së janë jashtëzakonisht të pakënaqura: vendi i parë i hyrjes është përgjegjës dhe ata mund të deportohen atje derisa të vendoset lidhur me kërkesën e tyre për azil.
Megjithatë, situata në kampet e refugjatëve, veçanërisht në Greqi, është e njohur. Gjykatae Lartë Administrative në Münster vendosi në janar 2021: jo, shërbimeve gjermane u ndalohet të deportojnë emigrantë të veçantë që janë ankuar në gjykatë sepse kërcënohen edhe nga mungesa e nevojave elementare njerëzore si shtrati, ushqimet dhe mundësia për higjienë personale në kampe në Greqi. Kjo kërcënon të drejtat e tyre themelore si nga Karta e Bashkimit Evropian ashtu edhe nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Një ankesë shkruhej në mënyrë rutinore
Por gjendja ka shkaktuar debate të shumta në Gjermani. Në dhjetor 2022, Gjykata e Lartë Administrative e landit Saarland nxori një vendim që zgjeronte madje të drejtën e qëndrimit të migrantëve në Gjermani. Sipas këtij vendimi, migrantët nuk do të mund të fitojnë jetesën në Greqi, që do të thotë se mund të qëndrojnë në Gjermani.
Autoritetet gjermane u gjendën kështu mes dy zjarreve: e djathta politike i akuzoi për “mosrespektim të Dublinit” dhe kërkon dëbimin e migrantëve nga Gjermania në vendin e parë të hyrjes. Nga ana tjetër, kishte vendime gjyqësore sipas të cilave migrantët kundërshtonin vendimet dhe dëbimet.
Jurisprudenca filloi të ndryshojë në gusht të vitit të kaluar përpara Gjykatës Administrative të Kasselit, e cila vlerësoi se refugjatët “të shëndetshëm dhe të aftë” në Greqi nuk po përballen me ndonjë trajtim çnjerëzor. U kërkua që për këtë çështje të vendosë edhe Gjykata Administrative Federale më të lartë në Leipzig, por pa sukses.
Gjykim pragmatik në Leipzig